Trotuarit në Obrançë po shtrohet në kubëza

24 Nëntor 2016 - 14:34      

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar punimet në ndërtimin e trotuarit me kubëza në fshatin Obrançë.

Për të përcjellë nga afër realizimin e projekteve në ndërtimin e trotuareve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, ka inspektuar sot punimet në ndërtimin me kubëza të trotuarit në fshatin Obrançë.

“Tash kur kemi kryer asfaltimin e rrugëve pothuaj të gjitha rrugëve në qytet dhe fshatra, jemi duke bërë edhe ndërtimin e trotuareve, në mënyrë që të mundësojmë lëvizje më të sigurt për këmbësorët”, tha kryetari Veliu.

Kryetari Veliu tha se prioritet në ndërtimin e trotuareve vazhdojnë të kenë segmentet rrugore që shpien tek shkollat, ambulancat dhe institucionet e tjera.

Përveç punëve që janë duke u kryer në ndërtimin e trotuarit në fshatin Obrançë, në një gjatësi prej 1025 metra gjatësi është në fazën përgatitore edhe fillimi i punimeve në ndërtimin e trotuarit në një segment rrugor Dobërdol-Zakut, në gjatësi prej 2570 m. Ndërsa, ditë më parë ka përfunduar ndërtimi i trotuarit në një segment të rrugës rajonale në fshatin Peran-Bajçinë, në gjatësi prej 1100 metra.

Deri tash janë realizuar disa projekte të ndërtimit të trotuareve, duke u shtruar me kubëza mbi 9 000 metra katror.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...