24 Nëntor 2016 - 13:31
Në mbështetje të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, dhe anëtarë të Kryesisë së Nismës për Kosovën, theksohet në njoftimin e kësaj partie.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka lavdëruar kandidatin Isa Xhemajlaj, për të parin e Drenasit. Sipas tij, Xhemajlaj ka pasur rast dhe mundësi të rrëmbehet nga lakmia, por asnjëherë nuk e ndoqi, duke vazhduar të punojë si njeri i fjalëve të pakta dhe punës së ndershme. Ai tha se këto zgjedhje janë rrjedhojë e një politike të gabuar të Hashim Thaçit, të cilën e ka kthyer në interes të tij personal dhe për këtë arsye jemi në një gjendje jo të mirë.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalën e tij para shumë banorëve në Komoran, tha se këto zgjedhje po vijnë pa dëshirën dhe fajin tonë. Në vazhdim ai shtoi se qytetarët e Drenasit kanë nevojë për atë që përfaqëson kandidati Isa Xhemajlaj. Sipas Limajt, Nisma po i ofron Drenasit një njeri të drejtë dhe punëtor.
Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se angazhimi ynë nuk do të jetë për t’u shërbyer vetëm interesave partiake, por angazhimi ynë do të jetë për t;u shërbyer të gjithë qytetarëve të Drenasit, pa dallime.
Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka takuar edhe banorët e fshatit Nekoc.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...