24 Nëntor 2016 - 11:48
Rruga ka qenë shumë e dëmtuar dhe gjatë sezonit të dimrit ka paraqitur rrezik për lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Mitrovicës. Asfaltimin e rrugës e kanë inspektuar nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Benik Beka.
“Vlera e projekteve të realizuara në kubëzimin, asfaltimin dhe meremetimin e rrugëve në lagje, vendbanime dhe fshatra të ndryshme të komunës gjatë këtij viti do të kaloj shumën prej 2.7 milionë euro”, tha nënkryetari Kamberi.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Benik Beka, ju tha qytetarëve se komuna po e përmbush ndaj tyre obligimin e dhënë nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, për të rregulluar rrugët dhe infrastrukturën tjetër.
“Në Tunelin e Parë kemi bërë punë të mira. Vetëm gjatë ëktij viti këtu kemi kubëzuar dhe asfaltuar disa rrugë. Me asfaltimin e kësaj rruge, në gjatësi prej rreth 1.100 metra, gjerësi prej 4.5 metra dhe trashësi të asfaltit prej tetë centimetra, për të cilën kemi shpenzuar rreth 70.000 euro, këtu i kemi zgjidhur problemet kryesore. Na ka mbetur edhe ndriçimi i rrugës, për të cilën do të angazhohemi që të sigurojmë mjete. Do theksuar se çmimi i asfaltit të shtruar nëpër rrugë, është dukshëm më i lirë se në të kaluarën, kur në pushtet kanë qenë të tjerët”, tha ai.
Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe drejtori Beka, kanë përcjell nga afër edhe asfaltimin e rrugës dhe oborrin e xhamisë brenda rrethojave të varrezave të qytetit në Shipol, për çka janë siguruar mbi 10.000 euro nga buxheti komunal.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Burim Veliu, u shpreh të jetë i kënaqur me këtë investim të komunës, për të cilin tha se i është mirënjohës komunës. Ai tha se qytetarët tani do ta kenë më të lehtë kryerjen e obligimeve fetare me rastin e varrimit të të afërmve të tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...