Familjet me rreth 30 anëtarë nga Podujeva në kërkim të drejtësisë

24 Nëntor 2016 - 12:45      

Podujevë,Prishtinë, 24 nëntor –Në kërkim të drejtësisë prej 12 vjetësh janë rreth 30 anëtarët e familjeve Sadiku të Podujevës. Atyre u janë vendosur telat e tensionit të lartë mbi shtëpi. Rreziku që u kanoset nga këta tela thonë se është i madh.

E madhe është edhe zhurma që krijojnë ata. Me stres e me nervozë në ankth thonë se po i plakin ditën e netët në rrugën “Dëshmorët” në verilindje të Podujevës.

Agim Sadiku thotë se e gjitha ka nisur më 2002 kur disa persona, që ai i identifikon si gjeodetë të Podujevës, kishin shkuar për t’i vendosur pikat se ku do të vendoseshin shtyllat e metalta të largpërçuesve. Ishin sjellë çuditshëm kur ishin pyetur se çfarë po bënin.

“Thanë ‘nuk po e dimë as ne’. Edhe mua nuk më ka lënë shumë përshtypje që po bajnë diçka. Më 2003 janë vendosur telat a pikat i kanë vendosur para një viti”, thotë Agim Sadiku.
Zyrtarja e komunikimit në KOSTT thotë se në bazë të dokumentacionit ekzistues të këtij projekti, përkatësisht procesverbalit të 21.08.2003 palët janë dakorduar që sipas vendimit mbi eksproprijimin nr.09.285/2003, pronari i paluajtshmërisë (shtëpisë) nëpër të cilën kalojnë telat, sipas legjislacionit, rregulloreve në fuqi, hapësira ajrore nëpër të cilën kalojnë telat nuk kompensohet. “Atëherë pala është dakorduar që të zhvillohen punimet dhe pronari ishte udhëzuar në kontest civil. Ndërsa për dëmin gjatë punimeve sipas Bordit të atëhershëm të KEK-ut palës i ishte ofruar kompensimi me vlerë prej 9600.00 €, të cilën pala nuk e kishte pranuar. Në vijim, pala ka ushtruar padi më 17.05.2004 ndaj të paditurës KK Podujevë, KEK-“Elektrobartja” dhe me precizimin e padisë në vitin 2015 si të paditurën e tretë KOSTT”.
Nga anën tjetër, Agim Sadiku, thotë se deri tashti nuk është bërë shpronësimi i kësaj prone (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...