Disa shkolla në Prizren përballen me mungesë të ngrohjes

24 Nëntor 2016 - 11:00      

Prizren, 24 nëntor – Përfaqësues të partive opozitare në pushtetin lokal kanë alarmuar se në disa shkolla të Prizrenit nuk ka ngrohje adekuate të klasave dhe se për pasojë nxënësit duhet të zhvillojnë mësimin në ambiente të ftohta dhe me orar të shkurtuar, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, përgjegjës për mungesën e ngrohjes është keqqeverisja dhe menaxhimi jo i drejtë i autoriteteve komunale.

Nga ana tjetër zyrtarët komunalë kanë pranuar se probleme të natyrës teknike ka pasur vetëm në dy shkolla, ku në njërën ato janë rregulluar dhe në tjetrën po punohet në sistemin e ngrohjes qendrore, derisa kanë raportuar se në shkollat e tjera nuk ka probleme të kësaj natyre.

Raportohet se mungesë ngrohjeje ka pasur në shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”, dhe në shkollën fillore "Besim Ndreca" në fshatin Legjendë (ish-Lutogllavë) (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...