Pse s’punojnë ambulancat stomatologjike në Lipjan [video]

23 Nëntor 2016 - 19:20      

Ndonëse është koha kur do duhej të ofroheshin shërbimet, ambulancat e stomatologjisë në qendrën kryesore familjare në Lipjan janë të mbyllura, raporton KTV.

Pacienti që ishte drejtuar aty ishte revoltuar kur nuk bëri zgjidhje, ndonëse kishte kaluar koha e pauzës. Krejt këtë situatë drejtori i kësaj qendre e arsyeton. Thotë se në të njëjtën ditë për rreth një orë aty është punuar krejt diçka tjetër.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në këtë komunë, Avdullah Fazliu ka shprehur keqardhje për pacientin që nuk ka arritur të marrë shërbimin.

Mjeku kujdestar në ditën e njëjtë deklaroi se pacientit më pas i është dhënë shërbimi, por kur u kërkua nga televizioni të shohë evidencën tha se nuk e kishte regjistruar fare. Kjo nuk është hera e parë që në qendrat kryesore të mjekësisë familjare ndodh të mos respektohet orari i punës.


Pse s’punojnë ambulancat stomatologjike në Lipjan by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...