Kryhet faza e parë e asfaltimit të rrugës Deçan - Kozhnjer

23 Nëntor 2016 - 16:18      

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe zëvendësministri Fehmi Mujota vizituan Komunën e Deçanit, ku u takuan me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Më pas, ministri Zharku përuroi përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan – Kozhnjer tek ura në fshatin Lloqan.

Ministri Zharku shprehu kënaqësi që gjendet në Deçan, për të përuruar projektet infrastrukturore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Deçanit.

Kryetari Selmanaj falënderoi për financimin e këtyre projekteve infrastrukturore në komunën e Deçanit.
Zharku inauguroi në qendër të Deçanit projektin për asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Deçanit”, ndërsa në rrugën e Dobrunjave inauguroi projektin për asfaltimin e rrugës “Isa & Valdet Kuçi” (drejtimi Kanali i Belegut) dhe në fshatin Isniq inauguroi projektin për asfaltimin e rrugëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...