 
					23 Nëntor 2016 - 15:42
Kështu ka thënë në konferencën me gazetarë, drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit në Komunën e Gjilanit, Naser Korqa.
Korqa ka bërë të ditur se për këtë periudhë të udhëheqjes së tij me këtë dikaster të rëndësishëm të Komunës së Gjilanit, të gjitha kërkesat e qytetarëve janë shqyrtuar me kujdesin e veçantë, gjithnjë në kuadër të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët e Gjilanit, me trajtimin e barabartë të zonës së qytetit dhe zonave rurale, pavarësisht se ku ato kanë qenë.
“Me kohë janë bërë intervenimet në lumenj duke bërë pastrimin e tyre, që janë eliminuar në masë të madhe vërshimet, por edhe përgatitjet e përgjithshme në funksion të investimeve në infrastrukturën publike, duke përfshirë asfaltimet e rrugëve, rrjetit të kanalizimeve, ujësjellësit, trotuareve, ndriçimit, sanimeve, mirëmbajtjes së hapësirave publike në përgjithësi, por edhe shumë punë të tjera që janë në domenin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, duke përfshirë përgatitjet e dokumentacionit për investime e deri tek shërbimet ditore që ofrohen nga ky resor”, ka thënë drejtori Korqa.
Ai ka pohuar se e gjitha kjo është bërë falë mbështetjes së madhe dhe angazhimit edhe personal të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, dhe kështu është arritur në shumë lagje dhe fshatra të ndërtohet infrastruktura, për herë të parë që nga ekzistimi i këtyre vendbanimeve që nga Karadaku, deri në Malësinë e Zhegocit dhe deri në fshatrat në kufi me Komunën e Kamenicës, siç është fshati Dobërqan, apo fshatrat e brezit kufitar me Bujanocin dhe Preshevën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...