Limaj: Shteti i kapur ka zbarkuar në Drenas për të shantazhuar qytetarët

23 Nëntor 2016 - 12:19      

Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e quan “zbarkim të shtetit të kapur” në Drenas për të “ngufatur vullnetin e qytetarëve” me “darka të dhunshme” e “shantazhe e frikësime”.

Kjo, sipas Limajt, po ndodh pasi që “e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshojë”.

“Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, dhe nuk po lenë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshoj”, ka shkruar Limaj në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Ai akuzoi pushtetin se ditën e djeshme “vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’ju shkojnë në tubimet e tyre partiake”.

“Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij”, ka kërkuar Limaj.

Gjithashtu, ai ka ftuar edhe monitoruesit ndërkombëtarë që janë të vendosur në Kosovë që të angazhohen e të mbikëqyrin zgjedhjet në Drenas.

“Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt, atëherë do të mundemi që ta ndalojmë aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor”, ka përfunduar kreu i Nismës, Fatmir Limaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...