Deputeti Berisha akuzon Komunën për pasiguri në Prizren

23 Nëntor 2016 - 10:50      

Prizren, 23 nëntor – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, që njëherësh udhëheq edhe Degën e Nismës në Prizren, ka akuzuar autoritetet komunale se e kanë bërë të rëndë jetesën e qytetarëve dhe të bizneseve, veçanërisht sa i përket aspektit të sigurisë.

Pasiguria manifestohet me frikën e argjendarëve për të punuar, ngase ata i hapin dyqanet më vonë se bizneset e tjera dhe i mbyllin po ashtu më herët, nga frika e ndonjë sulmi eventual nga hajdutët.

“Bizneset ndihen të pasigurta. Situata e rëndë në rrafshin e sigurisë ka bërë që shumë biznese, veçanërisht argjendarët në rrugën ‘Adem Jashari’ t’i hapin dyqanet e tyre pasi të popullohet rruga me qytetarë, si edhe t’i mbyllin para se të bjerë terri”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi udhëhiqet nga kryetari i Komunës, “i cili në mungesë të dijes dhe vizionit ka bërë që qytetarët sot të jenë të pasigurt edhe në shtëpitë e tyre”. “Në Prizren hajdutë të maskuar vjedhin çdo ditë... Edhe pas 17 vjetëve liri dhe 9 vjetëve pavarësi, të jemi të pasigurt për të jetuar dhe për të zhvilluar veprimtari ekonomike dhe biznesore, është më se skandaloze dhe e patolerueshme”, ka deklaruar Berisha.
Pasiguri, sipas tij, ka edhe nëpër shkolla, ku janë vendosur rrethoja, që më shumë bëjnë që institucionet arsimore t’u përngjajnë burgjeve.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka theksuar se “gjendja e sigurisë në rajonin e Prizrenit dhe konkretisht në Prizren është e qetë dhe stabile dhe se nuk ka pasur ndonjë rast apo incident që do të ndikonte në sigurinë e rajonit dhe të Prizrenit” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...