 
					23 Nëntor 2016 - 11:28
Së fundmi është raportuar se tabelat me emrat e rrugëve janë hequr nga vetë banorët në lagje të caktuara të fshatrave: Lumishtë dhe Mleçan. Zyrtarët komunalë kanë konfirmuar se janë në dijeni rreth kësaj çështjeje dhe kanë theksuar se aktualisht janë duke i evidentuar të gjitha rastet e kësaj natyre.
“Komuna ka njohuri për këtë dhe jemi duke i evidentuar të gjitha rastet, ku banorët kanë ankesa, pasi gjatë shtypjes së tabelave, ka raste të ngatërrimit të emrave, por edhe ka pakënaqësi që tashti po i shfaqin banorët”, ka thënë zyrtari i informimit i Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi.
Sipas njoftimeve paraprake të organeve komunale në procesin e emërtimit të rrugëve janë përfshirë rreth 1 mijë e 300 rrugë në tërë territorin e Komunës së Malishevës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...