 
					23 Nëntor 2016 - 10:23
Ndërtimi i rrugës do të ndikonte që të shkurtohej distanca e udhëtimit për banorët e Pogragjës dhe të Uglarit, të cilët do të shfrytëzonin rrugën nga lagjja “Arbëria” që çon në Gjilan, duke shmangur opsionin e qarkullimit nga rruga e fshatit Malishevë.
Këshillat e fshatrave Malishevë dhe Pogragjë vlerësojnë se ky projekt është i rëndësishëm, ngase përveç që do të shkurtonte distancën rrugore për banorët, gjithashtu do të realizohej shkarkimi i trafikut përmes rrugës së lagjes “Arbëria”.
Valon Shefkiu, drejtor i Urbanizmit, deklaron se realizimi i këtij projekti ka një kosto buxhetore ku përfshihet edhe shpronësimet e tokave private. Ai thotë se projekti është i rëndësishëm për banorët, por edhe për Komunën. (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...