 
					22 Nëntor 2016 - 15:29
Sipas njoftimit për media, Rugova ku u shpreh se nuk është hera e parë që ambasadori Minxhozi ndodhet në Istog, po që sot ndodhet këtu që në mënyrën sa më të mirë të mundshme ta festojmë festën e flamurit.
“Në këtë festë e kemi festuar çdo herë si në të mirë dhe në të keq, por kësaj radhe po e festojmë edhe me prezencën e ambasadorit Minxhozi, po e festojmë këtë ditë sepse është flamur i ynë për të cilin është dhënë gjak, gjeneratë pas gjenerate brez pas brezi, por edhe fal dëshmorëve ne kemi mundësi që të festojmë këtë ditë së bashku”, tha Rugova.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi u shpreh i lumtur që ndodhet sot në Istog.
“Është kjo java e pavarësie dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka zgjedhur qytetin e Istogut, ku bashkë më kryetarin Rugova është përgatitur një program interesant për ti dhënë jehonë, festimit të kësaj dite të rëndësishme”, tha Minxhozi.
Në fund u dha një program kulturor-artistik që ishte përgatitur për nder të festës së 28 Nëntorit, në shtëpinë e Kulturës në Istog, që u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...