Mbështetet bashkëpunimi i Gjilanit me diasporën

22 Nëntor 2016 - 15:16      

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, nën kryesimin e Agim Bellës, të shoqëruar nga Agim Bërdynaj, zëvendës ministër i Arsimit, me të cilët ka bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe mërgatës shqiptare në shtetin e Suedisë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Haziri është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit të Komunës së Gjilanit, me Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi, por edhe me mërgatën në përgjithësi, me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe afirmimit të vlerave kulturore, artistike, shkencore e intelektuale.

Gjilani ka një përqindje të lartë të banorëve të saj në botën perëndimore, kryesisht në Zvicër, Gjermani, Francë, në vendet skandinave, gjithandej nëpër Evropë dhe deri në Amerikë, Kanada dhe shtete të shumta gjithandej botës, që shprehur në përqindje del se këto shifra janë mbi 33 për qind, thuhet më tutje në komunikatë, transmeton Koha.net.

“Numër i madh i qytetarëve të Gjilanit jetojnë në mërgatë. Gjilani është përherë falënderues për mbështetjen që ata japin vazhdimisht për Kosovën dhe për Gjilanin në veçanti. Aktivitetet e ndryshme do të vazhdojnë përherë në Gjilan, dhe urat lidhëse të bashkëpunimin institucional asnjëherë nuk do të shkëputen, por çdo herë do të forcohen edhe më shumë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, nga ana e tij në emër të delegacionit, Ahmet Bella, nga Unioni i Shoqatave shqiptare në Suedi, ka thënë se në kuadër të këtij unioni janë të përfshirë një numër i madh i organizimeve shqiptare, që në përgjithësi ky numër arrin në rreth 70 shoqata të ndryshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...