Shumë takime të kandidatit të Nismës në kërkim të mbështetjes për kryetar të Drenasit

22 Nëntor 2016 - 13:35      

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga radhët e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka vazhduar të takohet me qytetarë dhe me përfaqësues biznesesh në këtë komunë.

Në mbështetje të Isa Xhemajlajt nëpër këto takime kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, deputeti Enver Hoti, dhe anëtarë të Kryesisë së Nismës.

Në këtë vazhdë ai ka takuar banorët e fshatit Fushticë e Epërme dhe të fshatit Çikatovë e Re, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave si dhe për mungesën e kujdesit nga institucionet lokale në përmirësimin e jetës në fshat.

Në takimet me përfaqësuesit e biznesit ai ka folur për problemet që ato kanë dhe për barrierat që u bëhen atyre në funksionimin e bizneseve të tyre.
Xhemajlaj po ashtu ka vazhduar të presë edhe shumë të rinj të komunës së Drenasit, me të cilët ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë të rinjtë e Drenasit.
Sipas kumtesës për medie të Nismës, mbështetja për Isa Xhemajlajn për kryetar të komunës së Drenasit është duke u rritur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...