 
					22 Nëntor 2016 - 13:17
Panairi është hapur në Sheshin “Isa Boletinit”, afër urës kryesore mbi lumin Ibër dhe prodhimet e tyre i ekspozuan rreth 100 gra nga veriu dhe jugu i Mitrovicës, pjesëtare të komuniteteve të ndryshme etnike, nga viset rurale dhe urbane.
Sanije Taraku, të cilës burri i është vrarë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se me punime të ndryshme dore mundohet të sigurojë ekzistencën e familjes, pasi që askush nga fëmijët nuk i punon.
“Mirëpo, kam vendosur që të gjitha paratë që do i fitoj nga shitja në këtë panair, t’i derdhi në xhirollogarinë e vajzës 21 vjeçare Fatmire Uka, e cila është e sëmur nga mëlçia dhe i duhet trajtimi mjekësor jashtë vendit. Inshalla gjendet edhe njerëz të tjerë që i ndihmojnë kësaj vajze”, tha ajo.
Koordinatori i projektit Kenan Beqiri, ka thënë se projekti ka për qëllim që të kontribuojë në drejtim të përmirësimit të qëndrueshëm të gjendjes ekonomike dhe sociale të grave dhe familjeve të tyre në Mitrovicë, përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat, si dhe krijimin e një hapësire përkrahëse për biznese për gratë fillestare dhe ndërmarrëse.
Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, pasi përshëndeti pjesëmarrëset në panair, tha se ndjehet mirë që në këtë ngjarje të rëndësishme janë të pranishme gratë që merren me biznese të ndryshme prodhuese nga komunitetet e ndryshme etnike.
“Komuna e Mitrovicës ka mbështetur pa rezervë, aq sa kanë lejuar mundësitë bizneset prodhuese, e sidomos ato të grave dhe sektorin prodhues në bujqësi. Për këtë qëllim gjatë këtij viti janë katërfishuar subvencionet për bujqësi dhe bizneseve të grave. Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqizimin e grave në biznese përmes subvencioneve të ndryshme”, ka thënë ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...