Komuna e Gjilani dhe banorët e Llashticës debatojnë për investimet në infrastrukturë

22 Nëntor 2016 - 11:55      

Në kuadër të debateve publike të organizuara nga kryetari i Komunës së Gjilanit, është mbajtur debate me qytetarë në fshatin Llashticë dhe me këshillin e këtij fshati, të kryesuar nga Ekrem Hasani, ku është debatuar kryesisht për investimet në infrastrukturën publike për këtë fshat dhe lokalitetet për rreth.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të pranishëm në këtë debat ishin nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korqa dhe drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu, të cilët iu kanë përgjigjur qytetarëve lidhur me shqetësimet e tyre por edhe kërkesat që i drejtuan qeverisjes lokale, transmeton Koha.net.

Nënkryetari Rexhep Kadriu, është shprehur se qëllimi i këtyre takimeve është që t’i marrim drejtpërdrejt kërkesat, me synim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, duke filluar nga infrastruktura publike.

“Gjithnjë ka hapësirë për më mirë. Këtu kemi ardhur që t’i marrim të gjitha kërkesat tuaja në mënyrë që t’i fusim në prioritet tona për investimet në vitin 2017. Projekti i parë gjatë vitit 2017 për fshatin Llashticë do të jetë investimi i kanalizimit, rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit dhe funksionalizimin e tij e më pas edhe investimi i rrugicave nëpër fshat. Gjithashtu nuk do të mbetet aspak më keq edhe investimi në fushat tjera siç janë trotuaret, investimet në shkollë dhe hapësirën e shkollës por edhe një përkujdesje për intervenim tek varrezat e fshatit”, ka thënë Kadriu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...