Ekzekutivi në Malishevë emëron Murat Hoxhën drejtor të ri të Bujqësisë

22 Nëntor 2016 - 13:02      

Malishevë, 22 nëntor – Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka miratuar dorëheqjen e Haxhi Krasniqit, që disa muaj ka qenë drejtor i Bujqësisë, dhe në këtë detyrë ka emëruar Murat Hoxhën, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i ri i Bujqësisë është prezantuar të hënën në mbledhjen e rregullt të Qeverisë lokale. “Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e së hënës, e Këshillit të Drejtorëve, ku është prezantuar edhe drejtori i ri i Bujqësisë, Murat Hoxha”, thuhet në njoftimin e Zyrës së informimit të Komunës së Malishevës. Në profilin e drejtorit Hoxha në ueb faqen zyrtare të Komunës, figuron se ai është i lindur më 1990, është nga fshati Bellanicë dhe me profesion është veterinar (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...