“Nuk do të lejojmë vjedhjen e votës në Drenas”

22 Nëntor 2016 - 01:17      

Kandidati i LDK-së në Drenas, Bedri Nika u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në Drenas që të dalin me një deklaratë të përbashkët për t’u zotuar që të mos lejohet vjedhja e votës në zgjedhjet e reja.

Komentet Nika i ka bërë në emisionin Interaktiv të KTV-së, duke shprehur bindjen se në këtë qytet do të ndodhë një revolucion me fitoren e LDK-së.

Nika ka thënë se PDK-ja ka keq qeverisur në këtë qytet për gjithë këto vjet.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, një biznesmen nga ky qytet, është pyetur për aktakuzën që kishte sipas së cilës atij dhe vëllait të tij i ishin gjetur 80.000 dollarë fals, por ai ka thënë se procesi ka përfunduar dhe është shpallur i pafajshëm.

Nika me kompaninë e tij për shumë vjet e kanë fituar tenderin e Qeverisë dhe Kuvendit për menaxhimin e bufeve edhe në kohën që PDK-ja qeveriste, por ai ka thënë se të gjithë tenderët i ka fituar me pikë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...