 
					21 Nëntor 2016 - 15:19
Ky projekt realizohet në bashkëfinancim të komunës së Klinës dhe USAID-it amerikan.
Nga afër punimet në asfaltimin e rrugës i ka përcjellë Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota me bashkëpunëtorë, i cili ka uruar banorët për asfaltimin e rrugës.
“Sot nxënësit e Klinafcit dhe Gjurgjevikut të Vogël do ta kenë shumë më të lehtë lidhjen me rrugën kryesore të Klinës. Qëllimi kryesor i pushtetit lokal është rritja e mirëqenies së qytetarëve përmes investimeve konkrete në infrastrukturën e përgjithshme, e në veçanti asaj rrugore. Edhe kjo rrugë është në kuadër të kësaj përpjekje pasi që lidhja mes dy fshatrave me rrugën kryesore ka qenë më se e nevojshme”, ka thënë Bashota.
Rruga është e gjatë 2 km e 40 metra. Në komunën e Klinës janë dhe po realizohen projekte të shumta në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore e fusha tjera.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...