Foto: Koha

Emërtimet e rrugëve në Pejë, peng prej afro 2 vjetësh

21 Nëntor 2016 - 09:34      

Procesit të stërzgjatur të emërtimit të rrugëve në pjesët rurale, i është caktuar data që të përmbyllet, pasi ka kaluar një vit e gjysmë prej që është miratuar në Kuvendin Komunal lista e përpiluar nga Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, i ka caktuar komisionit 30 nëntorin si afat të fundit për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve dhe vërejtjeve të organeve qendrore, shkruan Koha Ditore.

Menjëherë pasi është miratuar lista me rrugët e emërtuara, para një viti e gjysmë, ajo i është dërguar për vlerësim Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë për Administrim të Pushtetit Lokal dhe Agjencisë Kadastrale, të cilat edhe i kanë përcjellë mbrapa vërejtjet me kërkesë që disa gabime të bëra të përmirësohen.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...