Në Çikatovë të Vjetër në Drenas nxënësit bëjnë tre orë rrugë tmerri për në shkollë [video]

20 Nëntor 2016 - 22:04      

Nxënësit e fshatit Çikatovë e Vjetër e komunës së Drenasit, çdo ditë udhëtojnë rreth 3 kilometra për në shkollë derisa rruga është përmes pyllit.

Alban Hoti, nxënës i klasës së dytë thotë se përballet me rreziqe të shumta, por edhe me të ftohtët e madh gjatë stinës së dimrit.

Albani në të shumtën e rasteve mungon në orët mësimore si pasojë e distancës së madhe mes shtëpisë dhe shkollës.

E, prindërit dhe shoqëruesit janë ata që më së shumti brengosen për këta nxënës.

Prindërit kanë kërkuar që komuna e Drenasit t’ua mundësojë transportin këtyre nxënësve.

I kontaktuar nga KTV-ja, drejtori i arsimit i komunës së Drenasit, Sadik Tahiraj, thotë se janë të angazhuar t’ua sigurojnë transportin këtyre nxënësve, por deri tash nuk ka pasur buxhet.


Në Çikatovë të Vjetër në Drenas nxënësit bëjnë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...