Tre javë pas përurimit, dëmtohet rruga Drelaj-Koshutan [foto]

20 Nëntor 2016 - 15:33      

Ende nuk ka kaluar një muaj që nga përfundimi i projektit të rrugës Drelaj-Koshutan në Komunën e Pejës.

 

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë kishte përuruar ndërtimin e kësaj rruge, pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme të banorëve të asaj ane për kualitetin e dobët.

Madje, Muhaxheri me krenari kishte njoftuar përmes Facebook-ut këtë investim, duke thënë se ajo pjesë kishte marrë një pamje mahnitëse, transmeton kosovapress.

“Investimet direkte në infrastrukturë e Rugovës garantojnë zhvillimi të qëndrueshëm. Prandaj sot plotë krenari ju prezantojë përfundimin e projektit të rrugës Drelaj-Koshutan në gjatësi 6900 metra me këto pamje mahnitëse”, pati njoftuar Muhaxheri më 24 tetor të këtij viti.

Por vetëm tre javë më pas, kjo rrugë e cila ka një gjatësi prej 6900 metra, është dëmtuar shumë, e sidomos kanalet e rrjedhës së lumit.

Banorët e kësaj lagje janë ankuar për kualitetin e dobët të ndërtimit, e në të njëjtën kohë edhe kanalet e rrjedhjes së lumit të cilët nuk janë aspak në nivelin e duhur.

Ndërtimi i rrugës Drelaj- Koshtuan në gjatësi prej rreth 7 kilometrave kishte zgjatur 4 vjet. Nga fotografitë më poshtë mund të shihni fotografitë e rrugës së ndërtuar tre javë më parë, si dhe gjendjen e saj më pas.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...