Përurohet rruga e re në Stubëll të Epërme të Vitisë

20 Nëntor 2016 - 14:05      

Është bërë përurimi i rrgës në fshatin Stubëll e Epërme në Viti, e cila ka një gjatësi prej 2.5 kilometrash.

Në ceremoninë e përurimit bëhet e ditur se morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ipeshkvin Dodë Gjergji, zëvendësministrin Emanuel Demaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, transmeton Koha.net.

Me rastin e përurimit të rrugës, Zharku përgëzoi vendasit për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor, i cili ka një rëndësi të madhe jo vetëm për banorët e këtij lokaliteti por edhe më gjerë.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën rrugore në komunën e Vitisë dhe do të përkrahim financiarisht projektet e tjera prioritare të kësaj zone që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të saj”, tha Zharku.

Haliti falënderoi Qeverinë e Kosovës për investimet e bëra në këtë komunë dhe shprehu bindjen e tij se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në përmirësimin e infrastrukturës së kësaj zone në dobi të qarkullimit më të mirë dhe zhvillimit ekonomik.

Ky projekt infrastrukturor është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Vitisë, ka një gjatësi prej 2.5 kilometrash dhe një gjerësi prej 5 metrash.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...