Mitrovica sivjet për rrugë shpenzoi rreth 2.7 milionë euro

19 Nëntor 2016 - 18:04      

Koha e përshtatshme për punë, ka bërë që në komunën e Mitrovicës të intensifikohet asfaltimi, kubëzimi dhe meremetimi i rrugëve, si në pjesët urbane, ashtu edhe në ato rurale.

Punimet në disa nga këto rrugë dhe në pjesë të ndryshme të komunës, i ka inspektuar drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, për të parë nga afër se si dhe me çfarë cilësie po kryhen ato, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në lagjen Kolonia, përkatësisht në rrugën “Rifat Dedia”, gjatë ditës përfundon asfaltimi i rrugës kryesore dhe rrugicave, në një gjatësi prej mbi 400 metrash. Gjerësia e rrugëve është 4.5 metra, ndërsa trashësia e asfaltit 11 centimetra, transmeton Koha.net.

Vlera e projektit që është financim i përbashkët i komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, është mbi 72.000 euro.

Drejtori Beka inspektoi edhe asfaltimin e rrugës “Nysret Musa”, në Tunelin e Parë, që përveç mjeteve që i ka sigurua komuna nga buxheti i vet, kanë participuar edhe banorët e atyshëm.

Po ashtu, gjatë ditës ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës “Bislim Bajgora”, në gjatësi prej mbi 200 metra, gjerësi prej pesë metrash dhe trashësi të asfaltit prej tetë centimetrash, që shtrihet ndërmjet qendrës tregtare të ETC-së dhe kolegjit ndërkombëtar IBCM.

Komuna është ndarë e kënaqur me cilësinë e punëve dhe të asfaltit në të tria këto rrugë.

Ndërkaq, Beka, tha se prioritet është përmirësimi i jetës së qytetarëve, përmes realizimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.

“Vetëm gjatë këtij viti, kemi asfaltuar, kubëzuar dhe meremetuar me zhavorr afër 100 rrugë. Nga buxheti i komunës kemi shpenzuar për këtë qëllim mbi 1.5 milion euro, ndërsa Ministria e Infrastrukturës na kë mbështetur me mbi 500.000 euro. Deri në fund të këtij viti do të realizojmë projekte të tjera të infrastrukturës rrugore në vlerë prej rreth 700.000. Koha e mirë që po mbretëron, na mundëson që këto synime t’i realizojmë pa problem”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...