Veseli premton një park tjetër biznesi në Drenas

19 Nëntor 2016 - 15:37      

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kanë vizituar Parkun e Biznesit në këtë komunë.

Veseli gjatë vizitës tha se shumë shpejt përballë Parkut të Biznesit, do të nisë ndërtimi edhe i një parku të ri, ku pritet të investojnë investitorë të mëdhenj nga Gjermania, për ta bërë këtë një qendër biznesi shumë funksionale, transmeton Koha.net.

"Biznese të shumta gjermane janë të interesuara dhe do të vijnë të investojnë në parkun e ri të biznesit në Drenas. Ne duhet të bëjmë strategjinë e derregullimit të ekonomisë, që nënkupton thjeshtësimin e procedurave që sjellin investitorë të mëdhenj në Kosovë" tha Veseli.

Kurse Ramiz Lladrovci, vuri në dukje se Parku i Biznesit në Drenas, është shembull i mirë i të bërit biznes, duke theksuar përkushtimin e tij për të mbështetur prodhimtarinë vendore.

“Komuna e Drenasit do të jetë në shërbim të bizneseve dhe krijimit të kushteve për funksionimin sa më të lehtë të tyre, duke iu qëndruar pranë dhe duke hequr çdo pengesë të mundshme burokratike” tha Lladrovci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...