Vizitë studimore - shkëmbehen përvojat në fushën sociale

19 Nëntor 2016 - 09:21      

Përfaqësues të bashkive të Librazhdit, Elbasanit dhe Kukësit nga Shqipëria së bashku me “Gizin” gjerman, kanë qëndruar për një vizitë studimore në Komunën e Ferizajt për të debatuar rreth shërbimeve sociale.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i Ferizajt Burim Karameta me këtë rast ka theksuar se takime të këtij lloji janë mjaft të rëndësishme, duke shkëmbyer përvoja në fushën sociale midis dy vendeve fqinje, shkruan sot Koha Ditore.

Karameta më tej ka treguar edhe shembujt e mirë dhe lëvdatat që ka marrë Qendra e Punës Sociale e Ferizajt nga udhëheqës të shteteve të tjera.

Me këtë rast edhe Shefki Lika nga Bashkia e Elbasanit, Deliman Nela nga Bashkia e Kukësit si edhe Rexhep Shaka nga Librazhdi, janë shprehur mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt për mikpritjen e bërë.

Ata kanë thënë se këto takime janë mjaft të rëndësishme për të shkëmbyer përvoja nga më të ndryshme sa u përket qendrave të punës sociale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...