Zvarritet edhe më tej finalizimi i objektit të bibliotekës së Gjilanit

19 Nëntor 2016 - 09:19      

Objekti i bibliotekës “Fan S.Noli”, i filluar më 2011, parashihet të jetë gati më 2017.

Ky projekt që financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 2 milionë eurosh është ndërprerë më 2012, shkaku i mosmarrëveshjeve me punëkryerësin.

Kushtrim Kadriu, përgjegjës i sektorit shkencor në Bibliotekë, shprehet i pakënaqur me zvarritjen e procesit të ndërtimit të bibliotekës së qytetit, e cila do të duhej të ishte e përfunduar katër vjet më parë.

Sipas tij, kushtet në objektin e tanishëm të bibliotekës janë mjaft të këqija, ku ka pasur edhe infeksione të stafit nga pluhuri. Thotë se objekti i ri i bibliotekës është modern dhe do t’i plotësojë të gjitha kushtet të cilat janë të nevojshme për studentët dhe nxënësit, por edhe stafin. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...