Gjimnazistët ia lirojnë objektin “Enver Malokut”, vetë mbesin pa shkollë

19 Nëntor 2016 - 09:14      

Nxënësit e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës nga e marta e kësaj jave nuk janë duke e ndjekur mësimin, pasi objekti i ri i shkollës, që është duke u ndërtuar nga Ministria e Arsimit nga vitit 2009 ka probleme me ngrohjen.

Ndërkohë që, objektin e vjetër ua kanë liruar nxënësve të shkollës fillore “Enver Maloku”, pasi këta të fundit nuk kishin nisur mësimin në objektin e vet për shkak të vjetërsisë, ndërsa më vonë ishin sistemuar në dy shkolla të tjera.

Drejtori i Arsimit i Podujevë, Avni Maloku, pret që nxënësit e gjimnazit të fillojnë mësimin prej të hënës në objektin e ri. Vonesa në hapjen e kësaj shkolle tashti së fundi është bërë pas shpërthimit të një gypi të ngrohjes.

Bartja e materialeve të dy shkollave në objektet përkatëse do të bëhet në ditët në vazhdim.
Ndërsa, për humbjen e ditëve të mësimit nga të dy shkollat, drejtori i Arsimit, ka thënë se do t’i kompensojnë me të shtuna dhe ditë festash. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...