 
					19 Nëntor 2016 - 09:10
Projekti-pilot do të nisë fillimisht në dy shkolla të Ferizajt dhe kjo: në SHMU ”Riza Matoshi” në fshatin Nikadin dhe në SHMU “Afrim Abazi” në lagjen e “Sherretëve” të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Muhamet Halili drejtor i Arsimit, ka thënë se tashti janë bërë po thuajse të gjitha përgatitjet për të nisur projektin-pilot për ta mbajtur mësimin gjithëditor në këto dy shkolla në të cilat mësojnë nga 250 nxënës.
Sipas Halilit, përveç tjerash këto dy objekte shkollore i plotësojnë të gjitha kushtet teknike për ta nisur e gjithë procesin.
Sipas tij, procesi i mësimit gjithëditor do të mbahet vetëm 3 ditë në javë në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen aq shumë me planprograme të ndryshme dhe me lodhje fizike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...