 
					18 Nëntor 2016 - 19:26
Këtë fat e pati edhe objekti i shkollës së mesme të Mjekësisë “dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, raporton KTV. Ndonëse duket bukur nga jashtë, cilësia e këtij objekti lë shumë për të dëshiruar.
Laboratorët nuk janë të kompletuar, madje as inventari për stafin nuk është sjellë, ndonëse për kompletim të inventarit të punës dhe pajisje laboratorike, Ministria e Arsimit në buxhetin për vitin e ardhshëm ka kërkuar 1 milion e 100 mijë euro, për përfundimin e punëve të pakryera nga viti 2016.
Për shkak të këtyre mungesave, menaxhmenti i shkollës është angazhuar që me mjete të veta të blejë inventarin e punës.
E, drejtori i kësaj shkolle thotë se edhe pse mundohen të bëjnë punë efikase, kushtet aktuale ua pamundësojnë një gjë të tillë.
KTV ka kërkuar përgjigje nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, për t’u njoftuar se kur do të përfundojnë punët shtesë, për të cilat sërish janë kërkuar mjete, dhe pse zgjasin punimet kaq shumë në këtë shkollë?
Por, Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje.
Ndonëse po zgjat me vite ndërtimi i shkollave s... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...