Edhe një kandidat i pavarur në Drenas heq dorë e bashkohet në PDK

18 Nëntor 2016 - 18:01      

Pas Naim Bazajt, edhe Rrahim Elshani ka hequr dorë nga kandidatura për kryetar të Drenasit si i pavarur.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Koha.net.

“Partia Demokratike e Kosovës në garën për komunën e Drenasit është më e bashkuar se kurrë më parë. Ajo është një familje e madhe që diversitetin e brendshëm e konsideron pasuri e jo barrë. Unë dhe miku im Rrahim Elshani, jemi të bindur se gjërat që na bashkojnë brenda PDK-së janë më të shumta dhe më të rëndësishme se opinionet e ndryshme që mund të na dallojnë. Prandaj, Rrahimi ndoqi shembullin e bashkëpartiakut tonë tjetër, Naim Bazaj, dhe u dakordua se në këtë garë kandidatura e Ramiz Lladrovcit është alternativa më e duhur për Drenasin”, ka shkruar Veseli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...