 
					18 Nëntor 2016 - 16:23
Ministri Bajrami, me rastin e vënies së gurëthemelit në fshatin Magurë, tha se ndjehet i gëzuar që ka rastin të vë gurthemelin e kësaj shkolle, e cila ka një traditë prej disa dekadave në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Ministri Bajrami theksoi se, objekti i ri i shkollës do të jetë modern dhe do të ofrojë kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, ndërkaq ka përgëzuar të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre të dhënë në përgatitjen e gjeneratave të reja.
Ministri Bajrami, po ashtu u zotua se, së bashku me ministrin Yagcilar do të angazhohen që shkolla të përfundojnë në afatin e duhur kohor dhe të pajiset me infrastrukturë moderne, e cila do të mundësojë mësim cilësor.
Ndërkaq, me rastin e vënies së gurthemelit në Pjetershticë të Shtimes, ministri Bajrami tha se, po vëhet gurëthemeli për ndërtimin e një shkolle të re në një hapsirë të bukur, shkollë e cla është meritë për kontributin e banorëve të dhënë gjatë kohës së luftës, si një ndër qendrat kryesore të kësaj ane.
“Nëse kjo trevë dikur ka qenë qendër e rezistencës, tash mund të jetë një aset i bukur turistik, ku njerëzit do të kenë dëshirë të kthehen të jetojnë, do të kenë shkollën e re, në të cilën nxënësit do të përgatiten për të qenë të zotë në profesione të ndryshme”, u shpreh ministri Bajrami.
Në ceremoninë e vënies së gurëthemeleve të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Arsimit, Agim Berdynaj dhe deputetët Selvie Halimi dhe Naser Osmani, ndërkaq të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti kryetarët e komunave përkatëse, Imri Ahmeti, kryetar i Komunës së Lipjanit dhe Naim Ismajli, kryetar i Komunës së Shtimes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...