Ligji pamundëson tërheqjen e Bazajt për kryetar të Drenasit

18 Nëntor 2016 - 11:59      

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj të enjten tërhoqi kandidaturën e tij për zgjedhjet që do të mbahen më 4 dhjetor, por ligji për zgjedhje të përgjithshme ia pamundëson tërheqjen, raporton Koha.net.

Në nenin 20.3 thuhet se “Një kandidat i pavarur nuk mund të tërheqë kandidaturën e tij apo saj para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve” ndërsa në nenin 28.1 thuhet: “Subjekti politik i certifikuar mund të tërhiqet nga procesi zgjedhor duke i dorëzuar KQZ-së një njoftim me shkrim me të cilin shpreh qartazi qëllimin për tërheqje jo më vonë se dy (2) ditë të punës para datës së caktuar për hedhje të shortit për zgjedhje, të përcaktuar sipas nenit 24.1 të këtij ligji”.

KQZ-ja sot ka decertifikuar kandidaturën e Bazajt për kryetar të Drenasit, por Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së për Vetëvendosjen, ka thënë por portalin Koha.net se KQZ-ja jashtëligjshëm ka decertifikuar kandidaturën e Bazajt për kryetar të Drenasit.

“Tërheqja në këtë në këtë kohë është pa efekte, ngase është jashtë afatit që është me së voni 2 ditë para hedhjes së shortit. Çfarëdo decertifikimi në këtë fazë do të ishte vendim i kundërligjshem dhe KQZ nuk mundet dhe nuk duhet të rehabilitoj interesa të caktuara politike”, ka thënë Rrustemi për Koha.net.

Anëtarët që kanë votuar pro decertifikimit janë thirrur në të drejtën e KQZ-së për shkurtimin e afateve, por këtë afat, sipas Rrustemit, nuk e kanë shkurtuar me vendim, ashtu siç është bërë për afatet tjera.

Rrustemi i është referuar planit operacional, ku për tërheqje është caktuar një ditë, por plani shërben vetëm si dokument orientues dhe as aty nuk mund të thuhet një ditë para kujt.

“Por e ka kuptimin brenda një dite shqyrtohet dhe vendoset. Ai afat nuk është i jashtëm për palët tjera, por afat i punës tonë që t’i kthejmë përgjigje”, ka thënë Rrustemi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...