Vetëvendosje: KEDS-i nuk po riparon, po i mashtron konsumatorët

18 Nëntor 2016 - 12:40      

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike në Lipjan, shkruan sot Koha Ditore.

Ky subjekt pretendon ta ketë bërë një hulumtim, sipas të cilit ka rezultuar se pavarësisht deklarimit, KEDS-i nuk është duke bërë ndonjë investim në terren në këtë komunë.

Selatin Retkoceri, kryetar i VV-së në Lipjan, nëpërmjet një komunikate për medie të enjten, ka akuzuar KEDS-in për mashtrim të konsumatorëve. “Paralajmërimet e përditshme lidhur se kinse po bëhen intervenime dhe punime në trasetë e ndryshme të Lipjanit po del se janë gënjeshtra të këtij operatori, i cili për të mos treguar të vërtetën se ka reduktime në linja të ndryshme, ata dëshirojnë të kamuflojnë se kinse po rregullojnë prishje në rrjet.

Për të vërtetuar pohimet e KEDS-it, VV-ja ka dalë në terren dhe ka vizituar komplet linjën Banullë, në të cilën përfshihen edhe Bujaria, Llugaxhia dhe Rubovci”, ka thënë Retkoceri, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...