Inaugurohet Qendra e Materialeve të Riciklueshme në Vushtrri

17 Nëntor 2016 - 18:39      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për grumbullim, klasifikim e paketim të materialeve riciklueshme në kuadër të projektit : “Establishing Economically Viable Collecting and Packaging Recyclable Waste Platform”.

Ministri Abrashi u shpreh i kënaqur për inaugurimin e kësaj qendre e cila do të operojë si Ndërmarrje Sociale, e cila ka për qëllim të promovojë klasifikimin e materialeve të cilat do të shërbejnë për riciklim, duke i përfshirë grumbulluesit informal në zinxhirin e menaxhimit formal të mbetjeve, transmeton Koha.net.

“Përfshirja e punëtorëve joformal të grumbullimit të mjeteve, krijon vende të reja të punës dhe mundëson atyre të mbledhin, klasifikojnë dhe të trajtojnë materiale të riciklueshme brenda një qendre të specializuar”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Arban Abrashi gjithashtu theksoi gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai drejton për të përkrahur iniciativa të ngjashme të cilat janë në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës, uljes së papunësisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ky projekt u financua nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe u implementua nga Komuna e Vushtrrisë në partneritet me Iniciativën Prishtina REA, ku ishin të pranishëm, zëvendësministrja Besa Zogaj – Gashi, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe Libor Chlad nga Zyra BE-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...