QKSS me konferencë për parandalim të ekstremizmit në Viti

17 Nëntor 2016 - 17:06      

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka mbajtur sot konferencën me temën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, në komunën e Vitisë.

Qëllimi kryesor i kësaj konference, sipas komunikatës nga QKSS, ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Vitisë për kërcënimet e mundshme të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në këtë komunë, transmeton Koha.net.

Florian Qehaja, drejtor i QKSS-së, para pjesëmarrësve ka folur për rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe rolin e edukimit në këtë drejtim.

Në konferencën e mbajtur në Viti kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve publike të nivelit lokal dhe qendror si kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili e ka cilësuar si sfidë ekstremizmin e dhunshëm si dhe ka theksuar nevojën për bashkëpunim gjithëpërfshirës në nivel lokal dhe qendror në drejtim të luftimit dhe parandalimit të këtij fenomeni.

Zëvendësdrejtori i Stacionit Policor të Vitisë, Fatos Latifi anën tjetër ka folur për rëndësinë e implementimit të Strategjisë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm të miratuar prej Qeverisë së Kosovës duke thënë tutje se kërkohet angazhim i gjerë i komuniteteve fetare, shoqërisë civile, mediave, institucioneve lokale në drejtim të informimit të qytetarëve lidhur me kërcënimet dhe rreziqet nga ekstremizmi i dhunshëm.

Përveç përfaqësuesve të Komunës dhe Policisë në konferencën e sotme kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga kisha katolike, kisha ortodokse, ekipet vepruese për siguri në bashkësi, këshillat e fshatrave në komunën e Vitisë, këshillat komunale për siguri në bashkësi, drejtorët e shkollave të mesme, FSK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera por edhe të shoqërisë civile

Valdete Sahiti nga Shoqata e Grave në Viti ka thënë me këtë rast se ekstremizmi i dhunshëm më së miri luftohet në orët mësimore dhe duke filluar me hyrjen e lëndëve fetare në shkolla. Sipas saj fëmijët dhe të rinjtë duhet të informohen për fenë në mënyrë që të mos bien pre e ideologjive dhe indoktrinimit të ndryshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...