 
					17 Nëntor 2016 - 16:16
Projekti i parë, fillimi i realizimit të të cilit u përurua sot dhe që do të ndërtohet në bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt është rruga Mirashë-Cërnillë, që ka gjatësi prej 9 kilometrash.
Vlera kontraktuese e kësaj rruge, e cila përfshinë edhe trotuarin, kanalizimin atmosferik, sinjalizimin dhe ndriçimin, kap shumën prej 1,207,344.45 eurosh.
Projekti i dytë, realizimi i të cilit u inaugurua sot, është zgjerimi i rrugës Komogllavë-Tërstenik, që shtrihet në dy komuna – Ferizaj dhe Viti dhe që ka gjatësi prej 13 kilometrash, vlera e të cilit është 1,089,590.61 euro.
“Duhet cekur se pjesa e kësaj rruge, që shtrihet në komunën e Ferizajt, ka gjatësi prej 6.5 kilometrash, sa është e gjatë edhe gjatësia e pjesës që i takon Komunës së Vitisë”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të aktiviteteve të sotme, ministri Zharku dhe kryetari i Komunës, Sfarqa, përuruan edhe fillimin e ndërtimit të rrugës Greme-Burrnik-Gaçkë.
Kjo rrugë do të këtë gjatësi prej 9,8 kilometrash, ndërsa vlera e tërësishme e realizimit të këtij projekti është 1,426,283.50 euro.
“Janë edhe katër projekte të tjera, që kanë filluar të realizohen në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës. Realizimi i këtyre projekteve në këtë zone, ku ekzistojnë parakushte për zhvillimin e turizmit, do të lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të kësaj ane”, tha në fjalën e tij ministri Lutfi Zharku, i cili shtoi se për vitin e ardhshëm janë parapara edhe projekte të tjera, përcjell zyra e tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...