Veseli në fushatë për kryetarin e Drenasit

17 Nëntor 2016 - 13:22      

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, zhvilloi një takim konsultativ me qytetarët e Arllatit, në kuadër të fushatës për kryetar të komunës së Drenasit, transmeton koha.net.

Në takim sipas njoftimit për media, morën pjesë qindra qytetarë të këtij fshati, me këtë rast, Veseli foli për sfidat aktuale të shtetndërtimit, duke u fokusuar te zhvillimet aktuale në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.

“PDK ka një kandidat për kryetar të Drenasit, ai është Ramiz Lladrovci. Me të, Drenasi dhe qytetarët e saj do të njohin zhvillim sepse Ramiz Lladrovci ka mbështetjen e plotë, të strukturave qendrore e lokale që të zbatojë planin dhe vizionin për Drenasin ashtu siç e duan qytetarët e saj”, theksoi Veseli.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në këtë takim konsultues, theksoi se Drenicën dhe PDK-në, nuk mund t’i ndajë asgjë.

“Lidhja e Drenicës me PDK-në është e pashkëputshme, asgjë nuk mund t’i ndaj ato, unë do të bëj më të mirën për Drenasin dhe qytetarët e saj që kjo lidhje të forcohet edhe më shumë”, theksoi kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Pas këtij takimi konsultativ, në Komoran, u mbajt një i tillë me strukturat lokale dhe qendrore të PDK-së nga kjo anë, me ç’rast u diskutuan kahet e zhvillimit lokal dhe kandidaturës së PDK-së për kryetar të Drenasit, të përfaqësuar nga Ramiz Lladrovci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...