Zonat e gjelbra cenohen nga ndërtime pa leje

17 Nëntor 2016 - 12:47      

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Prizrenit si problem shqetësues ka veçuar ndërtimet pa leje në zonat e gjelbra.

Ndërkohë është përmendur edhe çështja e prerjes ilegale të pyjeve, respektivisht nevoja për përshpejtimin e procedurave nga ana e organeve të gjyqësorit në lidhje me dëmtuesit e pyjeve.

Raportimin lidhur me këtë çështje e ka bërë drejtori i këtij dikasteri, Pal Geci, gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë lokale teksa është pyetur nga kryetari në lidhje me angazhimet e rojave të pyjeve. Në rend të ditës së Ekzekutivit komunal ka qenë diskutimi për blerjen e uniformave të reja për 14 rojtarë të pyjeve. Geci ka sqaruar se numri i rojtarëve është i vogël në krahasim me terrenin e madh që duhet ta mbulojnë.

“Ka raste që kapen prerës ilegalë të drurit dhe rastet paraqiten në gjykatë. Gjykata duhet të merret më seriozisht me këto raste”, ka thënë zyrtari i lartë komunal. Por, sipas tij, çështja shqetësuese ka të bëjë me aktivitetet ilegale ndërtimore në zonat pyjore, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...