 
					17 Nëntor 2016 - 11:30
Ky vlerësim është dhënë nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, i cili trup sipas Zyrës për Informim të Komunës së Rahovecit ka përgatitur raportin për dëmet në bujqësi që janë shkaktuar nga vërshimet, si pasojë e të reshurave të shiut më 7 e 8 nëntor të këtij viti.
“Sipas raportit të Komisionit, janë vizituar të gjitha lokalitetet ku janë shkaktuar dëmet në kulturat bujqësore nga vërshimet në fusha të hapura, si në grurë, lakër dhe në objektet e mbyllura, depot ku ka depërtuar uji dhe që janë prishur tërësisht kulturat bujqësore siç janë: qepë, kunguj, silazhe, fasule dhe speca në serra.
Fshatrat të cilat komisioni i ka vizituar dhe ka bërë vlerësimin e dëmeve janë: Fortesë, Xërxe dhe Celinë, kurse vlera totale e këtyre dëmeve sipas Komisionit është 44 mijë e 822 euro”, ka thënë zyrtari për informim, Haziz Krasniqi. 
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...