50 fermerë ferizajas përfitojnë makina mjelëse për lopë

17 Nëntor 2016 - 09:30      

Komuna e Ferizajt, pikërisht Drejtoria për Bujqësi, ka subvencionuar gjithsej 50 fermerë me makina mjelëse për lopë.

Ky projekt në vlerë prej 8 mijë eurosh është realizuar derisa kjo drejtori këto mjete i ka kursyer nga disa projekte të tjera. Ismet Vranovci, drejtor i Bujqësisë, ka thënë se në këtë mënyrë po krijojnë më shumë kushte për fermerët ferizajas, andaj, sipas tij, ky projekt ka tejkaluar të gjitha përmasat dhe objektivat e Drejtorisë së Bujqësisë, sepse ky projekt është nxjerrë nga kursimet që janë bërë nga projektet tjera, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...