Obiliqi ndan bursa për studentë dhe nxënës

16 Nëntor 2016 - 15:07      

Komunarët e Obiliqit i kanë ndarë të mërkurën 73 bursa për studentët dhe nxënësit e shkëlqyeshëm të kësaj komune. Sipas një njoftimi për media të kësaj komune, 50 bursa janë ndarë për studentë dhe 23 për nxënës të shkollave të mesme.

“Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me drejtorin e Arsimit, Agim Spahiu, ishin prezent në shpërndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollës së mesme profesionale – teknike ‘Hasan Tasini’. Studentë përfitues të bursave ishin 50, ndërsa të shkollës mesme profesional ishin 23 nxënës me sukses të shkëlqyeshëm”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Obiliqit.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, i uroi studentët dhe nxënësit për suksesin e arritur, duke shtuar se në të ardhmen presin nga ata që të vazhdojnë të kenë suksese ku në një të ardhme këta të jenë udhëheqës të vendit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...