Foto: Koha

Ferizajn e vëzhgojnë 107 kamera të sigurisë

16 Nëntor 2016 - 11:45      

Drejtues të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt nëpërmjet një konference me media kanë njoftuar rreth punës nëntëmujore të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe rëndësi mjaft të madhe i është kushtuar edhe sigurisë së përgjithshme derisa janë instaluar gjithsej 107 kamera në 32 lokacione të ndryshme të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mimoza Fazliu, drejtore e Shërbimeve Publike, ka thënë se ky projekt i realizuar gjatë këtij viti ndikon në rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Është finalizuar projekti “Furnizimi dhe instalimi i kamerave të sigurisë”, derisa janë instaluar 107 kamera në 32 lokacione të ndryshme, të cilat do të monitorohen nga Stacioni Policor i Ferizajt, gjithashtu në bazë të udhëzimit administrativ të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave kemi vendosur edhe 15 shenja për lajmërimin e qytetarëve për zonat të cilat janë nën mbikëqyrjen e kamerave të sigurisë”, ka thënë Fazliu. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...