 
					16 Nëntor 2016 - 11:15
Ata kanë vlerësuar se matjet gjeodezike dhe punimet në këtë lokalitet po bëhen në mënyrë të dhunshme, pa i përfillur kërkesat e pronarëve, të cilët konsiderojnë se janë dëmtuar në kuadër të procesit të shpronësimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje në vendngjarje të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë përkujdesur për ruajtjen e rendit publik.
Pehlivan Hoxhaj, njëri nga pronarët e pakënaqur që po protestonin, ka theksuar se protesta e tyre nuk do të ndalet dhe se çështjen do ta ndjekin deri në Gjykatën e Strasburgut.
Behar Begaj, kryetar i Këshillit Lokal në Zhur, ka konfirmuar se pronarët janë të pakënaqur me vlerësimin e pronës.
“Komuna duhet që t’i marrë parasysh kërkesat e qytetarëve, për vlerësim më real të pronës”, ka deklaruar Begaj.
Lidhur me pakënaqësitë e shprehura rreth shpronësimit nga një grup i pronarëve, shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se bëhet fjalë për një projekt kapital të dobishëm për gjithë qytetarët e kësaj komune, dhe ka nënvizuar se vlerësimi i pronave për shpronësim është bërë nga Komisioni i nivelit qendror.
Drejtori i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Besim Baraliu, vitin e kaluar pati pohuar se projekti është në realizim e sipër.
“Deri në 2017-n do të realizohen kolektori dhe fabrika”, pati thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...