 
					16 Nëntor 2016 - 10:45
Të dyjave nuk u është hapur dera e oborrit që të hyjnë në shkollë dhe të mbajnë orët e mësimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ato janë pranuar si mësimdhënëse të kësaj lënde me konkursin e rregullt të shpallur në muajin gusht.
Me vendimet e pranimit në punë të sjellë më 20 shtator nga Drejtoria e Arsimit dhe e nënshkruar nga drejtoi i Arsimit, Besim Avdimetaj, ato janë pranuar në vendin e punës si mësimdhënëse të lëndës së matematikës në gjimnaz nga data 18 shtator e këtij viti deri më 31 gusht të vitit 2017.
Rrezarta Rama dhe Krenare Mulaj, të dyja janë identike me fakultet të kryer, bachellor i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike. Mirëpo, dy javë më vonë del se me këtë drejtim “nuk” bën të jepet matematikë. Më 7 tetor sillet vendimi nga Drejtoria e Arsimit për anulimin e konkursit të parë dhe të rishpallej konkursi për vendet e punës për lëndën e matematikës. Drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, tha se konkursi i parë është anuluar pasi Inspektorati i Punës paska gjetur shkelje në konkurs dhe pastaj ka sjellë vendim të anulohet konkursi dhe i njëjti të rishpallet.
Konkursi i dytë është shpallur më 18 tetor.
“Dje kemi ardhur dhe i kemi mbajtur orët, por sot nuk na është lejuar të hynim në shkollë. Tash në vendet tona të punës janë Valdrin Rexhaj dhe Liridona Berisha, të cilët kanë konkurruar edhe në konkursin e parë e nuk janë pranuar e pastaj ata janë ankuar dhe tash janë pranuar me konkursin e dytë që ne nuk e kemi ditur që është konkurs në kuptimin e fjalës”, ankoheshin ato.
Përreth vetes ato kishin nxënësit e klasës XI-17, që kishin bojkotuar mësimin të martën në shenjë kundërshtimi pse po ia largojnë kujdestaren e klasës, Rrezarta Ramën. E jo vetëm kjo klasë, por edhe disa klasa tjera kanë bojkotuar mësimin, duke kundërshtuar largimin e të dy mësimdhënëseve nga puna.
Drejtori i gjimnazit, Musa Nikçi, thotë se ata që janë pranuar tash kanë qenë më të përafërt profilit arsimor - Matematikë Shkencat Kompjuterike, që është degë e Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore, derisa këto dyja janë inxhiniere elektrike të profilit joarsimor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...