Fermerët e Podujevës peng i pritjes së subvencioneve

16 Nëntor 2016 - 10:20      

Podujevë, 16 nëntor – Fermerët të Komunës së Podujevës janë ankuar se u kanë mbetur arat shterpë për shkak të vonesave të dhënies së subvencioneve të fidanëve të mjedrave nga komunarët.

Këta të fundit kishin shpallur konkursin për të aplikuar për këta fidanë në fillim të këtij viti dhe se këto subvencione do të duhej të jepeshin në pranverë, por për shkak të mungesë së certifikatave të cilësisë së fidanëve, kjo ishte shtyrë për në vjeshtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna e Podujevës deri tash nuk i ka dhënë këto subvencione. Ende nuk është shpallur as lista e përfituesve të këtyre subvencioneve.

Komuna e Podujevës në muajin janar të këtij viti ka shpallur ftesën publike për aplikim në projektin për pemishte me fidanë të mjedrës në sipërfaqe 5000 m katrorë (0.50 ha). Afati i aplikimit për këto subvencione fillonte më 28 janar dhe përfundonte më 10 shkurt. Sipas Avni Fetahut, gjatë kësaj periudhe kishin aplikuar 561 fermerë për mjedra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...