Foto: Koha

“Pastrimi” në Shtime ngarkon bizneset me fatura të fryra

16 Nëntor 2016 - 09:22      

Shtime, 16 nëntor – Përfaqësues të bizneseve në Komunën e Shtimes janë ankuar për fryrje të faturave nga kompania publike e higjienës “Pastërtia”, ani pse kjo kompani nuk ka ofruar shërbime apo vendosje kontejnerësh pranë lokaleve.

Ndërkohë, sipas përfaqësuesve të disa bizneseve, prej më shumë se 5 vjetësh kjo kompani nuk kishte sjellë asnjë faturë për pagesa, ndaj pas faturave të fundit të muajit të kaluar me çmime mjaft të larta deri 900 euro, lëndët e tyre kanë përfunduar te përmbaruesi dhe me bllokim xhirollogarish bankare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreth kësaj çështjeje përfaqësuesit e bizneseve kanë paralajmëruar se gjatë ditëve në vazhdim do të organizojnë edhe një protestë para kompanisë “Pastërtia” nëse nuk shqyrtohen ankesat e tyre.

Nga ana tjetër, Dukagjin Hetemi, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Pastërtia” në Ferizaj, ka thënë se çdo biznes është e pamundur të mos krijojë mbeturina, ndërkaq bizneset të cilat nuk janë aktive për disa muaj të vitit duhet të paraqiten me kohë në mënyrë që mos të faturohen çmimet nëpër fatura.

Ai i hedh poshtë deklarimet e përfaqësuesve të bizneseve se aksioni i arkëtimit po bëhet për shkak të numrit të madh të të punësuarve në këtë kompani. Po ashtu sqaron se çmimet për biznese nisen nga 8 euro në muaj varësisht nga lloji i tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...