Fillon vendosja e tabelave me emërtimet e rrugëve në Komunën e Rahovecit

16 Nëntor 2016 - 08:50      

Në Komunën e Rahovecit ka filluar projekti i cili ka të bëjë me vendosjen e tabelave me emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve sipas listës së miratuar në Kuvendin Komunal të Rahovecit.

Ky projekt është duke u realizuar nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Agjencionin Kadastral dhe Komunën e Rahovecit, bartës për realizimin e këtij projekti është drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, drejtori kjo e cila ka caktuar edhe grupin e zyrtarëve nga kjo drejtori që do të bëjnë monitorimin e projektit deri në përfundimin e projektit , projekt ky i një rëndësie të madhe për gjithë banorët e Komunës së Rahovecit dhe me gjerë.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka theksuar se i tërë projekti për vendosjen e shtyllave dhe tabelave me emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve në Komunën e Rahovecit do të përfundoj sipas marrëveshjes me donatorin dhe planin dinamik të firmës e cila është kontraktuar nga zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë.

Hoxha, thotë se ky projekt në radhë të parë është i rëndësishëm për banorët e Komunës së Rahovecit dhe me pastaj edhe për gjithë vizitorët të cilët vijnë në Komunën e Rahovecit. Me vendosjen e emërtimit të rrugëve, shesheve ,vendbanimeve dhe parqeve, të gjithë vizitorëve që do të vizitojnë Komunën e Rahovecit, do të kenë me lehtë që të orientohen në adresimin e duhur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...