Përfundon ndërtimi i urës që lidh tre fshatra në Drenas

15 Nëntor 2016 - 11:49      

Në fshatin Shtrubullovë të Komunës së Drenasit, përkatësisht tek lagja e Vermicve, ka përfunduar ndërtimi i urës e cila lidh dy fshatra, përkatësisht tre, fshatin Shtrubullovë me fshatin Korroticë e Ulët dhe Zabel i Ulët.

Komuna thotë se ndërtimi i kësaj ure ishte në listën e projekteve kapitale për vitin 2016 dhe ndërtimi i saj ka qenë shumë i nevojshëm, pasi që në sezonet e të reshurave të shiut, nxënësit e lagjes së Vermicëve rrezikoheshin për të vijuar mësimin në shkollën e Korroticës së Ulët.

Vlera e ndërtimit të urës ishte 70 mijë euro, ndërsa është e gjatë 17 metra dhe e gjerë 5.5 metra.

Kurse në rrugën që lidhë këto fshatra, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes kompanisë kontraktuese ka hedhur disa kamionë me zhavorr për të përmirësuar këtë rrugë e cila ishte e dëmtuar herë-pas-here nga të reshurat. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...